Studiuesit nga Instituti Wyss i Harvardit në Universitetin Harvard në Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar dhe po testojnë një vaksinë revolucionare, të personalizuar kundër kancerit agresiv.
E quajtur vaksinë “e implantueshme”, me madhësinë e një pilule, ajo vendoset afër vendit të tumorit dhe parandalon kimioterapinë në të gjithë trupin.
Dhe sapo të aplikohet, ajo riprogramon sistemin imunitar për të sulmuar qelizat kancerogjene, jo vetëm në atë vend, por në të gjithë trupin.
Vaksina e re bazohet në biomateriale dhe kombinon kimioterapinë dhe imunoterapinë për të trajtuar tumoret rezistente. Kjo vaksinë u testua tek minjtë dhe “100% e tyre mbijetuan”, shkruan faqja në internet e Universitetit të Harvardit. Hulumtimi u botua në Nature Communications.
Ekipi vazhdon të eksplorojë kombinimin e kimioterapisë me vaksinat e kancerit dhe shpreson të përmirësojë efikasitetin kundër kancerit për modelet e tjera të kancerve të vështirë për t’u trajtuar.
Gjithashtu ai shpreson të bëjë studime të ardhshme për të kuptuar më shumë dhe për të optimizuar sistemin në mënyrë që ai të kalojë në testimin para-klinik dhe ndoshta tek pacientët njerëzorë.








