“Gjithnjë e më pak shanse për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore”

0
382

Komisioneri për Zgjerimit Oliver Varheli thotë se ka gjithnjë e më pak shanse që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin kornizat negociuese të BE-së deri në fund të vitit.

“Unë ende shpresoj, por për fat të keq është gjithnjë e më pak e sigurt që ne mund të miratojmë një kornizë negociuese këtë vit,” i tha Varheli në PE gjatë një debati mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, 25 vjet pas Dejtonit.

Ai deklaroi se Komisioni Evropian dhe presidenca gjermane e BE-së janë ende duke punuar me vendet anëtare në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje për hapin e ri të integrimit evropian të Shkupit dhe Tiranës.

Ai deklaroi se Maqedonia Veriore “duhet të bëjë përpjekje shtesë për të përmbushur shqetësimet e Bullgarisë” në mënyrë që të gjejë një zgjidhje që është e pranueshme për të dy vendet.

Për shkak të mosmarrëveshjeve mbi identitetin kombëtar dhe kulturor të Maqedonisë Veriore, Bullgaria aktualisht po bllokon Shkupin në rrugën për hapjen e kapitujve të parë të negociatave.

Nga ana tjetër, disa shtete anëtare, të udhëhequra nga Hollanda dhe Franca, besojnë se Shqipëria nuk ka arritur një nivel të mjaftueshëm të reformës në një fushë kryesore të sundimit të ligjit për t’i dhënë asaj “dritën jeshile” për kornizën e negociatave.