BRUKSEL – Kancelari gjerman Olaf Scholz pretendohet se ka penguar Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të kandidojë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, shkruan Euractive.
Portali, duke iu referuar mediave gjermane, thekson se Scholz e ka kundërshtuar kategorikisht këtë ide dhe se kjo ka ndodhur pasi Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken e ka propozuar atë për këtë post dhe presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar mendimin e Scholz-it për këtë çështje.
Sipas burimeve të cituara në raport, Scholz beson se posti kryesor i NATO-s do të ishte një pozicion shumë i fuqishëm për t’i dhënë një anëtari të partisë së tij më të madhe opozitare në Gjermani, Kristian Demokratët (CDU).








