Nga 18 dhjetori masa të reja në Maqedoninë e Veriut. Nuk ka PCR test nëpër kufijt për shtetasit e huaj

0
475

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, Qeveria në seancën e sotme ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI). Këtë e njoftoi në konferencën për shtyp kryeministri Zoran Zaev.

Masat do të hyjnë në fuqi më 18 dhjetor dhe do të zgjasin deri më 20 janar në mesnatë, me qëllim që të shmanget rritje e të infektuarve me Kovid-19.

Masat kanë të bëjnë me kufizimin e orarit të punës të objekteve hotelierike, grumbullimi i më shumë personave në hapësira të hapura dhe të mbyllura në prag të festave të fund-vitit, e kështu me radhë”, deklaroi Zaev, shkruan INA.

Ai tha se Qeveria ka sjellë vendim që objektet hotilerike të punojnë deri në orën 18:00.

Ndërkohë, Maqedonia nuk ka diskutuar dhe nuk vendos test PCR nëpër kufijt për shtetasit e huaj dhe ata të vendit./LajmiAL/