Nga e premtja 14 maj objektet hoteliere prap do të jenë të hapura deri ora 22.00

0
340

OBJEKTET E HOTELIERISË NGA DATA 14.05.2021 (E PREMTE) PUNOJNË DERI NË ORA 22.00

Njoftohen qytetarët dhe pronarët e objekteve hoteliere se nga e premtja 14.05.2021, orari i punës i objekteve hoteliere do të jetë deri në orën 22.00, siç parashikohet nga Vendimi i Shtabit të Krizave të Qeverisë së Republikës së Serbisë të miratuar në seancën e mbajtur më 06.05.2021.

Stafi i Krizave për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë nga sëmundja infektive COVID-19 ka marrë një vendim që nga e premtja – 7 maj, se në pjesën e mbyllur objektet e hotelierisë mund të punojnë deri në orën 22.00, me 50 përqind të kapacitetit, duke respektuar distancën prej 1.5 deri në 2 metra dhe pa muzikë, as live as përmes zërimit.

Vlenë të ceket se përshkak të muajit të Ramazanit, kryetari i komunës së Bujanocit iu kishte drejtuar Shtabit të Krizave të Republikës së Serbisë për zgjatje të orarit të punës nga ora 22.00 deri 23.30, të cilët e kanë aprovuar një kërkesë të tillë të arsyeshme.

Meqë, nesër është ditë feste – Fitër Bajrami, edhe të enjten objektet hoteliere do të punojnë deri në orën 23.30, kurse nga e premtja më 14.05.2021 do të vlejë orari deri në orën 22.00.