Nga palestra e vogël… drejt ëndrrave të mëdha!

0
22

Dikur ishte vetëm një vajzë e vogël me një top basketbolli në duar dhe me sy plot ëndrra…
Sot, Nejira Zeqiri do ta veshë fanellën e Kosovës U14 dhe do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Rumani.

Rrugëtimi i saj nisi para 6 vitesh në palestrën e basketit në klubin “ELITA” të vetmin që grumbullon vajzat në këtë sport, me shumë përkushtim, djersë dhe dashuri për basketbollin. Çdo stërvitje, çdo sakrificë dhe çdo sfidë e bëri më të fortë.

Për Nejira Zeqirin rruga drejt suksesit nuk ishte e lehtë…
Erdhi edhe momenti më i vështirë — lëndimi që e largoi për një kohë nga parketi. Ishte një betejë e heshtur, plot dhimbje dhe lot. Por kampionët e vërtetë nuk dorëzohen kurrë, kështu e përshkruan klubi në postimin në rrjetin social.

Ajo u rikthye më e fortë, më e vendosur dhe me zemër edhe më të madhe për lojën që dashuron.
Sot po jeton ëndrrën e saj dhe po na bën krenarë të gjithëve, thuhet në postimin e klubit.

Ky nuk është vetëm suksesi i një lojtareje…
Kjo është dëshmia se puna, durimi dhe besimi në vetvete gjithmonë shpërblehen.

Nga KB ELITA Bujanoc drejt Kosovës U14 — krenaria jonë vazhdon të shkëlqejë!🏀

Vazhdo të luftosh, të ëndërrosh dhe të na bësh krenarë kampione! KB ELITA Bujanoc.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here