Një nder i veçantë i është bërë Reisu-l-Ulemasë së Bashkësisë Islame të Serbisë, Haxhi Nexhmedin ef. Saqipi, i cili është ftuar zyrtarisht për kryerjen e Haxhit si mysafir i Mbretit të Arabia Saudite.
Ftesa është realizuar në kuadër të organizimit të posaçëm të Haxhit nga Mbretëria Saudite, e cila edhe këtë vit ka ndarë ftesa për përfaqësues të institucioneve islame nga vende të ndryshme të botës, ndërsa pjesë e këtij delegacioni është edhe Rijaseti i Bashkësisë Islame në Serbi.
Ky gjest konsiderohet si një respekt dhe vlerësim i lartë ndaj Bashkësisë Islame të Serbisë dhe rolit të saj në ruajtjen e vlerave fetare dhe shpirtërore.

Me këtë rast janë shprehur falënderime dhe mirënjohje të sinqerta ndaj institucioneve të Arabia Saudite për nderimin dhe konsideratën e treguar ndaj besimtarëve dhe institucioneve islame në Serbi.
Besimtarë dhe përfaqësues fetarë i kanë uruar Reisu-l-Ulemasë, Haxhi Nexhmedin ef. Saqipi, udhëtim të mbarë, Haxh të pranuar dhe kthim shëndoshë e mirë.












