Ministrja për Punë, Punësim, Çështje të Veteranëve dhe Sociale, Milica Gjurgjeviç Stamenkovski, ka deklaruar se me miratimin e projektligjit “prind-kujdestar”, prindërit që kujdesen për fëmijë të sëmurë do të fitojnë të drejtën për përvojë pune (stazh) dhe një pagesë mujore prej rreth 65.000 dinarësh.

Sipas saj, përveç kësaj pagese mujore, do të paguhen edhe tatimet dhe kontributet, çka do të thotë se shuma totale bruto do të kalojë 90.000 dinarë.
Ministrja theksoi se ky ligj, drafti i të cilit është miratuar këtë javë nga grupi punues i Ministrisë përkatëse, do të sigurojë mbështetje të qëndrueshme për familjet që kujdesen për fëmijë me vështirësi në zhvillim.
Ajo shtoi se është shumë e rëndësishme që me këtë ligj, prindërit e papunë që fitojnë statusin “prind-kujdestar” do të kenë sigurim pensional dhe shëndetësor, dhe në këtë mënyrë do t’u njihet edhe përvoja e punës.
👉 Kjo nënkupton një ndihmë konkrete financiare dhe sociale për shumë familje në Komunën e Bujanocit që përballen me kujdesin e përditshëm ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta.












