“Super radarët” në Serbi: Regjistrojnë deri në 9 shkelje njëkohësisht, pothuajse çdo shofer sanksionohet për të paktën një

0
327

Këto janë 29 lokacionet e “super radarëve”

“Super radarët” e rinj kanë aftësinë të regjistrojnë deri në nëntë shkelje të ndryshme njëkohësisht, përfshirë edhe përdorimin e telefonit mobil gjatë drejtimit të automjetit.

Shoferët në Serbi kanë frikë nga “super radarët” e rinj, jo aq për shkak se matin shpejtësinë, por sepse nuk dihet saktësisht se ku janë të vendosur. Kamerat statike, të instaluara në mbarë vendin gjatë 20 viteve të fundit, janë të njohura për të gjithë. Në ato zona shpejtësia zakonisht ulet në kufirin e lejuar, shpesh edhe nën të, e më pas – “sipas traditës” – përsëri shtohet gazi.

Megjithatë, radarët e rinj do të kenë mundësi të zhvendosen relativisht lehtë, që do të thotë se nuk do të mund të memorizohen lokacionet e tyre. Miliona shoferë në rrugët e Serbise tashmë po “skanojnë” rrugën përpara dhe kërkojnë “mysafirët” e zinj nëpër rrugë. Ata i kanë parë në media dhe në rrjetet sociale, ndonëse shumica ende nuk i ka parë nga afër.

Gjatë muajve të parë, lokacionet e “super radarëve” do të jenë të njohura, por nuk përjashtohet mundësia që ato të ndryshojnë pozicion.

Lista e lokacioneve të super radarëve

• Uzhicw – Bela Zemla (Uzhicw)
• Klaiçevo (Baççki Sokolac) – Kula (Baçka Topola), Sombor
• Pançevo (Kovaçica) – Alibunar (Plandishte), nëpër vendbanim – Alibunar
• Pançevo (Kovaçica) – Alibunar (Plandishte), jashtë vendbanimit – Topola
• Pançevo (Kovaçica) – Alibunar (Plandishte), nëpër vendbanim – Lazarevac
• Gajdobra – Çelarevo (Baçka Palanka)
• Pozharevac (Oshljero) – Salakovac (Malo Crniqe)
• Vlashko Polje – Mladenovac (Dubona)
• Kragujevac (Divostin) – Ravni Gaj
• Sombor (zona industriale) – Srpski Miletiç
• Kufiri i AP Vojvodinës (Pançevo) – Pançevo (Kovin)
• Matarushka Banja – Ushqe (Kraljevo)
• Batajnica (Ugrinovci) – nyja Batajnica (Zemun)
• Preljina – Mrçajevci (Çaçak)
• Nyja Ostružnica – Umka (Çukarica)
• Kalimi kufitar Kelebija – Suboticë
• Trbushani – Çaçak (Ljubiq)
• Pakovraqe (lidhja me A2) – Kratovska Stena (Çaçak)
• Nyja Orlovaça – Rushanj (Ripanj)
• Arilje – Prilike (Ivanjica)
• Shabac (Drenovac) – Majur
• Kanjiža – Novi Kneževac (Đala)
• Nish – Svrljig
• Stublin – Ub (Obrenovac)
• Melenci – Zrenjanin (drejtimi për Kikindë)
• Eçka – Perlez (drejtimi për Titel)
• Priçeviq – Valjevo (Gola Glava)
• Lazarevac (rruga e Ibrit) – Qelije (Lajkovac)
• Miniqevo – Knjaževac

Çfarë regjistrojnë realisht këto kamera

Këto kamera kanë aftësinë të regjistrojnë deri në nëntë lloje të ndryshme shkeljesh:

  • përdorimin e parregullt të telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit
  • mosvendosjen e rripit të sigurisë
  • kalimin në dritë të kuqe në semafor
  • parakalimin mbi vijë të plotë
  • parakalimin e kolonës së automjeteve mbi vijë të plotë (drejtim i dhunshëm)
  • lëvizjen në drejtim të kundërt
  • parkimin e parregullt
  • tejkalimin e shpejtësisë momentale dhe tejkalimin e shpejtësisë mesatare të lëvizjes
  • përmendet edhe drejtimi i automjetit të paregjistruar

Është planifikuar që me këto kamera të mbulohen rreth 100 të ashtuquajtura “pika të zeza” në rrugët e Serbisë, aq sa sipas të dhënave të NP “Putevi Srbije” ekzistojnë aktualisht në vend.