STUDENTËT NË SERBI PËR HERË TË PARË KËRKOJNË ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME PARLAMENTARE

0
194

Studentët në bllokadë mbrëmë kanë publikuar deklaratën përmes së cilës kanë kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Pyetja është nëse ka mundësi që qeveria ta përmbushë këtë kërkesë dhe ku është opozita në këtë situatë?

“Për më shumë se pesë muaj, studentët janë përpjekur intensivisht të përmbushin kërkesat e tyre me të gjitha mjetet legjitime dhe paqësore. Pavarësisht kësaj, kërkesat e studentëve ende nuk janë përmbushur dhe qeveria nuk tregon as iniciativën më të vogël për t’i përmbushur ato në të ardhmen. Lëvizja studentore nisi protesta me numra të paparë, tregoi se zëri i të rinjve nuk është thjesht zhurmë, por një forcë që mund të iniciojë ndryshime, të rivendosë dinjitetin dhe të zgjojë shpresën për drejtësi dhe liri, dhe vërtetoi se sovraniteti i dëshirave tona është në duart e popullit. Me bindje të fortë se kërkesat tona janë të sakta, deklarojmë se rrënjët e korrupsionit qeveritar kanë depërtuar shumë thellë në institucionet shtetërore, të cilat kështu pengohen të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të pavarur” thuhet ndër të tjerash në deklaratën e studentëve të bllokadës, shkruan Blic.

Kjo është hera e parë që studentët në bllokadë kanë një qëndrim të unifikuar mbi artikulimin politik të protestës pas gjashtë muajsh, sa zgjati bllokada e shumicës së institucioneve arsimore në Serbi.