IHR dhez alarmin portokalli, disa zona mund të preken nga breshëri edhe erërat e forta

0
233

Instituti Hidrometeorologjik i Republikës (IHR) ka lëshuar paralajmërim për kushte jo  favorshme të motit që priten nga 5 deri më 9 maj 2025.

Gjatë kësaj periudhe, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të shiut dhe bubullima të herëpashershme, të cilat mund të jenë shumë të theksuara në nivel lokal, dhe ekziston edhe rreziku i breshërit dhe erërave të forta, në disa pjesë të Serbisë, por jo edhe në komunat e Bujanocit dhe Preshevës.

Sipas hartës së paralajmërimit meteorologjik, më kritiket do të jenë zonat veriore, perëndimore dhe qendrore të Serbisë, të cilat sot (5 maj) janë shënuar me një alarm portokalli për motin – që tregon fenomene të rrezikshme të motit që mund të shkaktojnë dëme dhe të paraqesin rrezik për sigurinë.

Ditët në vijim mot do të jetë i ndryshueshëm dhe i vranët me reshje lokale të shiut, por për dallim nga zonat tjera sidomos të Vjvodinës, në rajonin tonë nuk priten erëra të forta dhe breshër.