Disa persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat në një qendër tregtare në Kopenhagë dhe një person është arrestuar, njoftoi policia daneze mbrëmjen e sotme.
Policia thotë se është arrestuar një 22-vjeçar danez dhe se aktualisht nuk ka të dhëna se i arrestuari ka vepruar në bashkëpunim me një person tjetër.
Kujtojmë se të shtënat kanë ndodhur pasditen e së dielës, pas së cilës policia ka lëshuar udhëzime për njerëzit në qendrën tregtare.
Disa njerëz u pranuan në spitalin kryesor, tha një zëdhënës i institucionit shëndetësor, duke shtuar se ata kishin thirrur kirurgë dhe infermierë shtesë për të ndihmuar me trajtimin.
Mediat lokale publikuan pamjet nga skena e sulmit që tregojnë policinë e armatosur rëndë dhe njerëzit duke ikur nga qendra tregtare.








