Kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë Nevzad Lutfiu sot është ftuar në bisedë informative në stacionin policorë në, për siç ka njoftuar përmes postimit në rrjetin social “Gjatë intervistës kuptova se arsyeja e thirrjes është protesta e organizuar më datë 12.08.2024, konkretisht për shkak që për vendosjen e dy bilbordeve(njoftimeve të protestave) nuk kemi marrë leje nga Komuna e Bujanocit dhe për vendosjen e tyre nuk kemi paguar taksën e paraparë”
Postim i plotë i Lutfiut
Të nderuar qytetarë,
Përmes një thirrje jam ftuar që sot në ora 9:00 e mëngjesit të paraqitem në stacionin policor në Bujanoc.
U paraqita në stacionin policor në kohën e caktuar.
Gjatë intervistës kuptova se arsyeja e thirrjes është protesta e organizuar më datë 12.08.2024, konkretisht për shkak që për vendosjen e dy bilbordeve(njoftimeve të protestave) nuk kemi marrë leje nga Komuna e Bujanocit dhe për vendosjen e tyre nuk kemi paguar taksën e paraparë.
Kjo procedurë nga Prokuroria është ngritur si rezultat i një shkresë anonime.
Lidhur me këtë rast nuk u deklarova për shkak që nuk është respektuar procedura e thirrjes.
Gjithashtu paraqita vërejtjet e mia për mungesën e një përkthyesi të liçensuar në qytetin ku shqiptarët përbëjnë mbi 60% të popullësisë.
Imagjinoni, një qytetar serb me emër dhe mbiemër kërkon zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH, një zyrtare policore na quan minjë neve që protesuam në Medvegjë, ndaj tyre nuk është ngritur procedurë, ndërsa kanë nisur procedurë për një protestë paqësore e organizuar në gusht të këtij viti në Bujanoc.
Sa më i madh të jetë presioni për të na heshtur, aq më i madh do të jetë volumi jonë!












