Vuçiq: Nga e hëna do të fillojnë konsultimet për qeverinë e re me të gjithë ata që duan të bisedojnë

0
357

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq njoftoi mbrëmë se nga e hëna do të fillojë konsultimet për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Presidentin e Republikës së Serbisë dhe se do të zhvillojë konsultimet e nevojshme me të gjithë ata që dëshirojnë të bisedojnë.

“Nga e hëna do të filloj konsultimet në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Presidentin e Republikës së Serbisë, kështu që besoj se gjatë javës së ardhshme do të bisedoj me ata që duan të bisedojnë dhe respektojnë Kushtetutën dhe Ligjin e Republikës së Serbisë. Sepse do të ketë edhe nga ata që do të ju shkruajnë nga 5 komunikata dhe dhjetë deklarata se pse nuk do të vijnë në bisedime. Me të gjithë që duan do të zhvillojë konsultime dhe më pas do të përcaktojë kryesuesin”, tha Vuçiq në një paraqitje të ftuar në RTS në programin Takovska 10.

Ai tha se kemi hyrë në procese të rëndësishme, të cilat janë vendimtare për formimin e Kuvendit të ri dhe Qeverisë së re.

Pra, tani që mandatet në Kuvendin Popullorë janë verifikuar dhe jam i bindur se mund ta bëjmë atë punë relativisht shpejt dhe plotësisht me efikasitet”, tha Vuçiq.