Mizat e rërës, të cilat ishin karakteristike për zonat tropikale, filluan të shfaqen edhe në Serbi. Këto insekte mund të transmetojnë leishmaninë dhe virusin që shkakton meningitisin!
Në Institutin për Kërkime Mjekësore në Beograd, theksojnë se prania e mizave të rërës në Serbi nuk është e lartë.
Cilat insekte transmetojnë sëmundje?
Sipas tyr, janë tre lloje insektesh që transmetojnë sëmundje, mushkonjat, rriqrat dhe mizat e rërës. Sipas saj, edhe pse quhen miza rëre, ato nuk jetojnë kurrë në rërë, por kanë vetëm ngjyrën e rërës.
“Ato janë të padukshme sepse fluturojnë shumë dobët dhe nuk dëgjohen si mushkonjat, kështu që ju nuk e dëgjoni atë zhurmë dhe as nuk e dini kur ju pickojnë”.

Ajo sugjeroi që mizat e rërës transmetojnë dy grupe sëmundjesh:
- Nëse transmetojnë parazitin, atëherë mund të infektojnë një kafshë ose një person me leishmaniozë ose leishmanin
- Nëse transmetojnë flebo virus, atëherë mund të marrin meningjit (inflamacion i meningjeve-trurit)
Leishmania tek njerëzit mund të manifestohet në 3 mënyra:
- Në lëkurë kur shfaqen flluska që shpërthejnë
- Një formë tjetër është inflamacioni i traktit të sipërm respirator (fyti dhe hunda)
- Ndërsa e treta shoqërohet me temperaturë të lartë dhe zmadhim (për shkak të pranisë së parazitëve në organizëm) të organeve të ndryshme të brendshme. Forma e tretë e kësaj sëmundjeje është edhe më e rrezikshmja (e quajtur leishmania viscerale), madje fatale nëse nuk trajtohet siç duhet dhe në kohë.








