UDHËZIME TË DETAJUARA LËSHUAR NGA MPB-ja, çfarë të bëni në rast tërmeti

0
295

Pasi Rumania u godit nga një tërmet i fortë që u ndje në shumë qytete të Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme nxorri udhëzime se çfarë duhet bërë në rast tërmeti.

Sipas udhëzimeve të tyre, është e rëndësishme të mos bëni panik, të mos përpiqeni të arratiseni, por të zbrisni në dysheme, të përkuleni dhe të mbroni kokën.

“Qëndroni të qetë dhe të përmbajtur dhe mos e lini veten në panik. Kini parasysh se disa tërmete janë vetëm goditje fillestare dhe se një tjetër, më i fortë mund të vijë së shpejti” thonë ata.

Udhëzime për tërmetet nëse jeni Brenda shtëpisë

Sipas udhëzimeve, duhet të gjeni strehë në vende të sigurta në shtëpi si shtalkat e dyerve, muret mbajtëse, poshtë tavolinës…

“Qëndroni larg xhamit, dritareve, mureve dhe dyerve të jashtme, mos dilni në tarracë apo ballkon. Fikni menjëherë të gjitha burimet e energjisë elektrike, gazit dhe ujit” thonë ata.

Udhëzime për sjelljen gjatë një tërmeti nëse jeni jashtë

Sipas MPB-së, nëse e gjeni veten jashtë, është e rëndësishme të qëndroni larg dritave të rrugëve, kabllove elektrike dhe ndërtesave.

“Kujdesuni për objektet që mund të bien mbi ju, si oxhaqet, tjegullat, xhamat e thyer të dritareve dhe të ngjashme” shpjegojnë ata.

Udhëzime për sjellje nëse e gjeni veten nën rrënoja

Sipas udhëzimeve, nëse e gjeni veten nën rrënoja, është e rëndësishme të mos ndizni shkrepëse, por as të mos lëvizni.

“Mbuloni gojën me një shami ose leckë. Goditni një tub ose një mur që ekipet e shpëtimit t’ju gjejnë” thonë ata.

Udhëzime për sjelljen nëse jeni në një mjet në lëvizje

Sipas MPB-së, kur jeni në automjet në momentin e tërmetit, duhet të ndaleni nëse e lejon siguria në komunikacion.

“Shmangni ndalimin pranë ndërtesave, pemëve, mbikalimeve apo kabllove elektrike” shprehen ata.