PLANI FRANKO-GJERMAN NW MARSHIN E PESTË Nga “shansi historik” në “nuk duhet humbur”: Tashmë është fare e qartë se propozimi i ri evropian për Kosovën është bërë diçka nga e cila nuk ka kthim.

0
345

Është folur për pesë muaj, ka kaluar nëpër faza të ndryshme, është propozuar nga Parisi dhe Berlini, është përqafuar nga Amerika, është pranuar nga Prishtina dhe është miratuar edhe nga institucione të rëndësishme të Bashkimit Evropian.

Gjatë rrugës u cilësua si “shansi historik” dhe tani dëgjojmë se është edhe një mundësi që nuk duhet humbur. Edhe pse shumë mbetet e paqartë për planin, një gjë është e sigurt: ngjarjet rreth propozimit franko-gjerman për Kosovën po hyjnë në marshin e pestë dhe tani nuk ka më kthim, sipas bashkëbiseduesve të “Blic”.

Këtë propozim e kemi dëgjuar në shtator të vitit të kaluar, kur këshilltarët e lidershipit të Francës dhe Gjermanisë e vunë në tryezë, duke reaguar ndaj krizës së fundit në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ndërkohë, të dyja palët dërguan kërkesat e tyre, disa u pranuan dhe u inkorporuan në dokument, disa u refuzuan dhe pavarësisht kësaj ende zyrtarisht nuk e ka parë dritën e ditës.

Por jozyrtarisht klipet e tij arritën në opinion dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq konfirmoi se në pikën 4, në paragrafin e dytë të propozimit franko-gjerman, shkruhet se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Detaje të reja

Dy ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje të reja dhe ka thënë se në propozim ka paragrafë që i referohen njohjes faktike, raportonë “ReporterI”.

“Kjo marrëveshje, e cila ka paragrafë dhe fjali të tëra të marra me shembullin e dy Gjermanive, është një marrëveshje bazë, jo ajo marrëveshje përfundimtare ligjërisht e detyrueshme që na nevojitet”, theksoi Kurti.

Ndërkohë, plani mori mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian e miratoi, prandaj u sugjerua si një “mundësi historike”. Edhe shefi i Misionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giofre, nuk mendon asgjë të keqe për të dhe vlerëson se ai është një “mundësi kyçe” dhe “një mundësi që nuk duhet humbur”.

Ndërkohë kërkohet edhe një takim në nivelin më të lartë dhe Vuçiq i përgjigjet se “nuk është problem të bisedohet, por AKS është prioritet”.

“Nuk është problem, mund të shkoj, nuk do ta refuzoj bisedën, por nuk e shoh kuptimin. Nuk është problem të flasim, por ajo që del para gjithçkaje është Asociacioni i Komunave Serbe. Gjithçka tjetër është e parëndësishme, ju po përpiqeni të më bindni për diçka që unë nuk mund dhe nuk do ta pranoj” tha Vuçiq.