Bujanoc: Mbahet ligjeratë për kancerin e gjirit

0
249

Në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc Shoqata “Mjekët e Luginës” ka organizuar ligjeratë me temwn “Tumorët e Gjirit gjeneralet, prevenca dhe kontrolla”.

Kjo ligjeratë është financuar nga OJQ SWISS PROGRAM.

Interesimi i femrës për parandalimin e sëmundjes së tumorëve të gjirit në komunën e Bujanocit kohëve të fundit dukshëm është në rritje.

Kjo falë një kontribouti të madh që janë duke e dhënë edhe mjekët përmes mesazheve të tyre nëpër rrjetet social dhe ligjeratave të ndryshme por edhe përmes mediave.

Ligjerueset Dr.Nerxhane Isufi dhr Dr.Elesa Ajdini mjeke të praksës së përgjithshme, përmes metodave të ndryshme, sidomos projektorit u munduan që në mënyrën më të thjeshtë dhe profesionale ti sqarojnë pjesmarrësve për pasojat e kancerit të gjirit, rwndwsinw e zbulimit tw hershëm si dhe parandalimin e tijë.

Ajo qka u potencua si shumë e rëndësishme është edhe vetëdijësimi i gjinisë femrore për kontrollat e rregullta me qëllim të parandalimit të kësaj sëmundjeje.

Në këtë ligjeratë të pranishëm kanë qenë edhe mjek tjerë nga Shtëpia e Shëndetit për të dhënë kontributin e tyre, sidomos në parandalimin e kësaj sëmundje e cila sipas të dhënave të OBSH-së kohëve të fundit është gjithnjë në rritje.

Vlenë të theksohet se kontribout të madhë në organizimin e kësaj ligjerate ka dhënë edhe Besart Bakiu nga Administrata lokale si dhe mjeku Bekim Arifi Otorinolaringolog në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc./LajmiAL/