Kryetari i Kuvendit Komuna të Bujanocit Driton Rexhepi për të martën më 13.05.2025 e ka ftuar seancën e tretë me radhë për këtë vit të Kuvendit Komunal.
Për këtë seancë këshilltarët e kanë marrë materialin me gjithsej 42 pika të rendit të ditës, një seancë maraton e cila pritet të ketë edhe diskutime.
Seanca punimet pritet ti fillojë në orën 10:00 ndërsa në bazë të rendit të ditës, përfundimi mund edhe të zgjasë deri në orët e pasditës, varësisht nga disponimi i opozitës për debate.














