Të hënën më 20 janar fillon gjysëmvjetori i dytë shkollorë në tërë Serbinë.
Kryeministri serb Millosh Vuçeviq ka bërë të ditur se viti shkollor do të rifillojë më 20 janar, duke u bërë thirrje prindërve, mësuesve dhe profesorëve që të mos i nënshtrohen presionit nga një numër i caktuar i mediave, rrjeteve sociale dhe anketave të supozuara që vendosin nëse do të ketë një gjysmëvjetor të dytë. apo jo.
Shkollat duhet të funksionojnë, arsimi fillor është i detyrueshëm, nuk lejohet ndërprerja e mësimit, e nëse ka protestë, bëhet duke shkurtuar orët e mësimit në 30 minuta, tha Vuçeviq, duke u bërë thirrje mësuesve dhe prindërve që të mos lejojnë abuzimin e fëmijëve.
Nga ana tjetër mësimin në komunën e Bujanocit nesër do ta fillojnë edhe shkollat e mesme, lajmin e ka bërë të ditur drejtoria e sh.m “Sezai Surroi” përmes një njoftimi në rrjetin social.
Lajmërim,
Të nderuar prindër dhe nxënës,
Ju njoftojmë se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024/25 fillon ditën e hënë, më 20 janar 2025, sipas orarit ekzistues.
I gjithë stafi i shkollës ju uron shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të këtij viti shkollor.
Me respekt, Shërbimi i shkollës! thuhet në njoftimin e shkollës.
Njoftimin përmes rrjetit social për nxënësit e ka bërë edhe sh.f “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc
Njoftim
Të nderuar nxënës dhe prindër
Ju njoftojmë se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024/25 fillon ditën e hënë, nesër më 20 janar 2025.
Drejtoria e shkollës ju uron shëndet dhe suksese në vazhdim.
Me respekt nga drejtoria dhe shërbimi i shkollës! thuhet në njoftimin e shkollës./LajmiAL/












