Stuhia, e cila solli ditë shumë të ftohta dhe me shi në Spanjë javën e kaluar, ku në Madrid është regjistruar dëborë e cila nuk ka qenë në 50 vitet e fundit, ngadalë po lëviz drejt Ballkanit në të njetën rrugë është edhe Serbia.
Të paktën katër njerëz kanë humbur jetën në Spanjë për shkak të pasojave të stuhisë “Filomena”.
Ushtria dhe shërbimet e shpëtimit kanë nxjerrë 1.500 njerëz nga makinat e mbetura të bllokuara në rrugët e këtij vendi.
Njoftimet e meteorologëve se “ditë të akullta” do të ndjekin vendin tonë do të nënkuptojnë se temperaturat maksimale ditore nuk do të kalojnë zero gradë Celsius, dhe siç ka shpjeguar Gjorgje Gjuliç për “Blic”, derisa cikloni nga Gadishulli Pirinejë të arrijë në Serbi, ai do të dobësohet ndjeshëm.
“Edhe pse Spanja i asocon të gjithë me temperatura të larta dhe klimën mesdhetare, gjë që e bën këtë fenomen shumë të rrallë, Madridi, për shembull, ka një lartësi shumë të madhe mbidetare, kështu që nuk është e pamundur që diçka si ky ciklon të ndodhë një herë në disa vjet, që tashmë vetëm se po kalon atje” shpjegon ai.

Në ditët në vijim cikloni i cili shkaktoi reshje të mëdha shiu në Spanjë dhe Portugali do të lëvizë në Gadishullin Ballkanik.
“Ky ciklon do të kalojë përmes Greqisë drejt Turqisë dhe Detit të Zi, më vonë përmes Rusisë dhe Ukrainës, përmes së cilës masa e ftohtë e ajrit do të tërhiqet.
Këto ditë të akullta do të mbërrijnë në vendin tonë nga nesër, gjatë fundjavës deri të hënën.
Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që temperaturat do të jenë dukshëm të ulta për këtë kohë të vitit, është normale, vetëm temperaturat maksimale ditore nuk do të kalojnë zero gradë” deklaron Gjuriç.
Temperaturat gjatë ditëve të ardhshme
Nesër temperaturat në Serbi pritet të lëvizin nga 0 deri në maksimum 4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat për fundjavën dhe të hënën do të lëvizin nga -5 deri në 0.
“Dita më e ftohtë në kuadër të ditëve të akullta do të jetë e hëna, veçanërisht gjatë mëngjesit, ku temperatura do të jenë edhe -10 gradë celzius, deklaroi Gjuriç.
Nga mesi i javës së ardhshme, më saktësisht të mërkurën, do të fillojë ngrohja, dhe temperaturat në Serbi do të kalojnë 5 gradë celzius.








