Nga sot, aplikimi për vaksinën kundër kovid 19 është gjithashtu i mundur përmes kall-center

0
406

Përveç aplikimit përmes e-uprava, që nga sot, qytetarët gjithashtu mund të shprehin interesimin e tyre për vaksinim përmes kall-center, ka thënë për RTS Mihajllo Jovanoviç, drejtori i Zyrës për Teknologji Informative dhe Administratë elektronike.

Mihajllo Jovanoviç, deklaroi se deri më sot, më shumë se 175,000 qytetarë kanë shprehur interes për vaksinimin përmes portalit e-uprava.

“Aplikimi përmes portalit e-uprava sigurisht që është mënyra më komode, më e shpejtë, më efikase dhe më e saktë, por ne jemi të vetëdijshëm se ka ende një pjesë të popullatës që pëlqen ta bëjë atë përmes telefonit, kështu që së bashku me Telekomin e Sërbisë kemi organizuar një qendër të madhe kontakti e cila ka filluar me punë këtë mëngjes në orën 8.

Duke telefonuar në numrin 0800 222 334, qytetarët mund të telefonojnë në kall-center dhe të shprehin interesimin për vaksinimin kundër kovid 19″ tha Jovanoviç.

Ai shpjegon se qytetarët më pas i lënë të dhënat personale: emrin, mbiemrin, numrin unik personal të identifikimit të qytetarëve.

“Përveç këtyre informacioneve, është e rëndësishme të lini informacione për kontakt:  e-mail adresën, numrin e mobilit dhe fiks. Për ata bashkëqytetarë që aplikojnë përmes qendrës së kontaktit, adresa e postës elektronike nuk do të kërkohet sepse ne jemi të vetëdijshëm se mund të jenë qytetarë që nuk kanë njohuri të  mjaftueshme me kompjuter ”, shpjegon drejtori i Zyrës për E-uprava.

Ai shton se qytetarët gjithashtu i lënë informacionet se ku duan të vaksinohen, në cilën komunë ose në cilin qytet, por edhe informacione nëse vuajnë nga sëmundje kronike.

A është e mundur të heqësh dorë?

Ai thekson se vaksinimi nuk është i detyrueshëm dhe se, kur dikush regjistrohet, ai lë një numër telefoni dhe e-mail në të cilin merr një link përmes së cilës mund të fshijë aplikacionin ose ta ndryshojë atë.

Ai deklaron se edhe nëse dikush është i ftuar, ai nuk ka pse të vijë dhe se aplikacioni është një mjet i mirë për të gjithë Serbinë për t’u përgatitur në mënyrë logjistike për vaksinimin masiv./Lajmi-AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here