BE e heq Serbinë nga “lista e gjelbër” për udhëtime?

0
287

Komiteti i veçantë i Shëndetësisë pranë BE-së ka propozuar heqjen e Serbisë, Shqipërisë, Japonisë, Armenisë, Azerbajxhanit dhe Bruneit nga lista.

BE-ja po shqyrton heqjen e Serbisë dhe pesë vendeve të tjera nga e ashtuquajtura “lista e gjelbër” e vendeve të treta, qytetarët e të cilëve lejohen të hyjnë në BE në bazë të parametrave të mirë epidemiologjikë, që do të thotë se edhe vizitorët që kthehen nga ato vende mund të përballen më kontrolla të ashpra, të tilla si teste të COVID-19 ose karantinë.
Ambasadorët e shteteve anëtare duhet të vendosin të enjtën në takimin në Bruksel se cilat vende do të qëndrojnë dhe cilat do të hiqen nga “lista e gjelbër”, e cila përditësohet dy herë në muaj.