Shefi i kabinetit të Kryetarit të Komunës së Bujanocit Arbër Pajazitit Abeland Zahiri përmes rrjetit social sot ka publikuar dorëheqjen e tijë nga ky post, për, siç ka shkruar ai, do të rikthehet industrisë së teknologjisë së informacionit. Zahiri në dorëheqjen e tijë ndër të tjerash ka thënë se ky ka qenë një rrugëtim jashtëzakonisht i vështirë, me përgjegjësi të madhe për të filluar tranzicionin e ndryshimit – një proces i gjatë dhe jo i lehtë.
Postimi i plotë i Zahirit
Të dashur qytetarë të komunës së Bujanocit,
Pas një udhëtimi që tani më duket i shkurtër, sot kam dorëzuar dorëheqjen time nga pozita e Shefit të Kabinetit të Kryetarit të Komunës. Ky ka qenë një rrugëtim jashtëzakonisht i vështirë, me përgjegjësi të madhe për të filluar tranzicionin e ndryshimit – një proces i gjatë dhe jo i lehtë.
Që nga marrja e kësaj detyre publike për të shërbyer qytetarëve të komunës sonë, kemi dhënë maksimumin dhe nuk i kemi thënë kurrë “jo” punës.
Dhe asnjëherë nuk do të ndalemi së punuari për të mirën e përbashkët. Megjithatë, rrugetimi im personal më çon drejt një drejtimi tjetër.
Kam vendosur t’i rikthehem industrisë së teknologjisë së informacionit, aty ku karriera ime nisi dhe ku besoj se mund të kontriboj më tej.
Falënderoj sinqerisht Kryetarin e Komunës, z. Arbër Pajaziti, për besimin e dhënë në këtë pozitë tejet të rëndësishme dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë gjithë kësaj kohe.
I uroj atij dhe ekipit suksese të mëtejshme dhe shëndet të plotë në misionin e tyre të rëndësishëm.
Do të vazhdojë të jem ne shërbim të qytetarëve aty ku mundem të kontriboj unë.
Gjithashtu do të vazhdoj të jem pjesë e pandashme e Alternativës për Ndryshim, parti kjo në të cilën isha pjesë nga dita e parë e themelimit.
Mirënjohje të veçantë për qytetarët e Bujanocit që kanë qenë motivimi ynë kryesor në çdo hap të punës sonë.
Me respekt,
Abelant Zahiri












