Rregulla të reja për mësimdhënësit në vlersimin e nxnësve

0
360

Mësimi në distancë ka filluar nga sot, dhe më pas pason pushimi dimëror, kështu që cikli i lartë fillorë dhe nxënësit e shkollave të mesme në bankat shkollore, nëse gjithçka mbetet sipas planit aktual, do të kthehen vitin e ardshhëm, më saktësisht më 18 janar. Deri atëherë, rekomandimet e Ministrisë kanë risi për nxënësit, por edhe udhëzime dhe detyrime strikte për mësimdhënësit.Risitë në krahasim me masat gjatë valës së parë të kovidit, kur nxënësit gjithashtu kanë mësuan nga shtëpia, janë si më poshtë:- Gjithçka që nuk arrin ose orët që nuk mund të organizohen gjatë mësimit në distancë do të transferohen në semestrin e dytë.- Nxënësit do të informohen për vlerësimin e diturisë pesë ditë para kryerjes së vlerësimit. Praktikisht, ndër detyrimet e mësimdhënësve është të informojë nxënësit- Të gjitha detyrat me shkrim dhe kontrollet me shkrim që zgjasin më shumë se 15 minuta realizohen në shkollë duke respektuar të gjitha masat epidemiologjike.- Mësimdhënësit deri të martën duhet të përgatisin edhe listën e gjitha detyrave me shkrim dhe testeve me shkrim. Ata janë të detyruar të publikojnë orarin për secilën klasë, në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në faqen zyrtare të shkollës.- Nëse studenti nuk mund të marrë pjesë në mësime as nga distanca për shkak të sëmundjes, ai mund të mosnotohet.- Mundësia për të përmirësuar notat mbetet ende. Në udhëzimin e fundit thuhet se: “Vlerësimi i nxënësve në bazë të provimit gojor të arritjeve mund të bëhet përjashtimisht drejtpërdrejt në shkollë, nëse nxënësi nuk është i kënaqur me propozimin e vlerësimit përfundimtarë”.Ju kujtojmë se nxënësit e ciklit të lart fillorë dhe ata të shkollës së mesme do të jenë ligjerata online deri më 21 dhjetor, kur, sipas vendimit të ri të Shtabit të Krizave, pushimi dimëror fillon në të gjithë Serbinë.Gjegjësisht, pushimi dimëror në territorin e tërë Republikës së Serbisë është shtyr me vendim të Shtabit të Krizave dhe do të zgjasë nga 21 Dhjetor deri më 18 Janar për të gjithë nxënësit në territorin e Serbisë.Sa i përket ciklit të ultë të shkollave fillore, nuk janë planifikuar ndryshime, gjegjësisht gjithçka mbetet ashtu siç është deri më tani.Gjithashtu, kopshtet vazhdojnë të punojnë normalisht.Institucioneve të arsimit të lartë u është rekomandua të kalojnë në mësimin online./Lajmi-AL/