Rinia po ikën, nuk ka kamarierë, suvatorë, shoferë e as zdrukthtarë, por nuk ka as sigurim pensional e shëndetësor

0
313

Për vetëm një vit qindra të rinjë nga komuna e Bujanocit e kanë lëshuar vendlindjen për një jetë më të mirë.

Në fillim kjo gjë nuk vërehej edhe aq e disa kompani lëshinin edhe batuta, por me kalimin e kohës gjithçka doli në sipërfaqe, batutat ndryshuan kahjen.

Kjo situatë më së shumt i ka goditur ndërmarrjet private të cilat nëpër rrjetet sociale kanë filluar të “vajtojnë” mungesën e punëtorëve.   

Mungesa e fuqisë punëtore, aq shumë është bërë e ndjeshme sa që paga mujore për një punëtorë tash ofrohet nga 400 deri në 1000 euro, edhe atë nuk pyesin a ke përvojë pune apo jo, siç ishte dikur që për një punëtorë të thjeshtë, vetëm edhe diplomën sa nuk e kërkonin kompanitë private.

Megjithatë rininë askush nuk mund ta ndalojë, perëndimi, gjegjësisht Gjermania aq shumë ka gllabëruar të rinjë nga të gjitha vendet jo anëtare të BE-së sa që ka ndikuar edhe në nivelin e natalitetit.

Në shumë ndërmarrje sikurse janë zdrukthtaritë dhe suvatorët tashmë nuk kërkohet nëse ke përvojë pune apo jo, vetëm se a dëshiron të punoshë edhe atë për një pagë të cilën para 1 viti e paguanin një punëtorë me përvojë pune.

Në komunën e Bujanocit, shumë kompani private kanë nevojë për punëtorë, nëse para një vitit një i ri ka patur nevojë të kërkojë një vend pune në 10 kompani, tash është e kundërta 10 kompani janë në luftë për një punëtorë se cila do ta uzurpojë e para.

Megjithatë në sektorin publik situate prap ndryshonë, nëse mund të sigurohet një vend punë në Ndërmarrjet Publike me dëshirë do ta kishin pranuar por jo edhe në sektorin privat, arsyeja e vetme është mungesa e sigurimit shëndetësorë dhe pensional që ndërmarrjet private ia kanë mohuar pjesës dërmuese të punëtorëve, e që vazhdojnë edhe më tej me të njetin tempo.

Një fenomen i cili tek popullata shqiptare është shfaqur kohëve të fundit është migrimi edhe i vajzave të reja të cilat në numër jashtëzakonisht të madhë kanë migruar ose janë në pritje të vizave të punës.

Vetëm në komunën e Bujanocit janë dhjetra të reja të cilat tashmë janë duke punuar në kompani të ndryshme në Gjermani, por me dhjetra të tjera në pritje për vizën e punës, gjëgjësisht terminin për marrjen e lejeqëndrimit./LajmiAL/