Bujanoci dhe Preshevë asnjë rast të ri me Covid-19

0
167

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 177 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 9 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër 7 janë nga Vranja, dhe nga 1 rast kanë konfirmuar Tërgovishta dhe Vlladiqin Hani.

Në komunat tjera në rrethin e Pçinjës nuk kanë patur raste të reja me virusin korona.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së premte./LajmiAL/