Qeveria miraton konkluzionin, 17 qershori (e hënë) ditë jo pune për myslimanët

0
431

Qeveria e Sërbisë ka miratuar konkluzionin duke u rekomanduar punëdhënësve në Serbi që të lejojnë punonjësit – pjesëtarë të bashkësisë islame në Serbi, të cilët festojnë Kurban Bajramin, të mos punojnë më 17 qershor 2024, ditën e dytë të festës së Kurban Bajramit, bazuar në fakti se dita e parë e festës këtë vit festohet të dielën, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Qeveria e Republikës së Serbisë ka vendosur që 17 qershori i vitit 2024, dita e dytë e Kurban Bajramit, të jetë ditë jopune për të gjithë besimtarët myslimanë në vend.

Qëllimi i këtij vendimi është të lejojë muslimanët të kalojnë ditët e Kurban Bajramit me familjet dhe miqtë e tyre, siç është e mundur për anëtarët e besimeve të tjera.