Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dekoron dy personalitete nga komuna e Bujanocit

0
451

Me urdhër të Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta sot janë dekoruar dy personalitete, dy emra të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar dhe të pazëvendësueshëm për kombin shqiptar, veçanarisht për popullatën shqiptare të kësaj treve.
Ridvan Qazimi, Komandant Lleshi është dekoruar me titullin “DEKORATA E ARTË TË SHQIPONJËS” ndërsa Llukman Halili është dekoruar me titullin “KALORËSI I URDHËRIT TË SKENDERBEUT”.


Pavarsishtë se këta dy emra më nuk janë në mesin tonë jeta dhe vepra e tyre do të mbetet e përjetshme te kombi shqiptar në Luginë të Preshevës dhe më gjerë, u tha gjatë ceremonisë të ndarjes së dekoratave.
Dekoratat në emër të veprimtarëve i pranuan nga sh.k Presidenti Meta familja Qazimi dhe Halili.
Në ceremoninë e ndarjes së dekoratave i pranishëm ka qenë edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i cili ka thënë se, “ndenjë e posaçme që në cilësinë e kryetarit të komunës së Bujanocit të jem prezent në ceremoninë e ndarjes së dekoratave nga Shkëlqesia e Tij Presidenti Ilir Meta për personalitetet nga Lugina e Preshevës.
Sot, Bujanoci u nderua me dy dekorata post mortum. Ridvan Qazimi – Komandant Lleshi u dekorua me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” dhe Llukman Halili me dekoratën “Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut” ka thënë Arifi.


Vëllau i Ridvan Qazimit Izet Qazimi pas marrjes së dekoratës ka thënë se, “Me respektin më të lartë të Presidencës së shtetit Shqipëtar me Kryetar Ilir Metën, sot prijësi dhe veptimtari i denjëi shumë aktiviteteve në realizimin e interesave kombëtare Ridvan Qazimi kom. Lleshi u dekorua me Dokoratën e artë të Shqiponjës” ka thënë Qazimi./Lajmi-AL/