Pajaziti: KKSH pasi dështoi me Arsimin, Kulturën, Informimin, Dygjuhësinë dhe Simbolin Kombëtarë, tash po don me na integru!

0
308

Bisdimet e ngecura kohë më parë me qeverinë e Sërbisë rreth planit shtat pikësh dhe të rifilluara pas rreth një dekade, ku palën shqiptare është duke e përfaqësuar KKSH, nuk është mirëpritur nga të gjitha subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevës.

Disa nga subjektet politike një gjë të tillë e kundërshtojnë në heshtje duke mos e cilësuar KKSH-në si kompetent, por ka edhe të atillë që pakënaqësitë i shpalosin haptas.

Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti i ka thënë LajmiAL se “KKSH pasi ka dështuar me shtyllat kryesore të sajë, siç janë Arsimi, Kultura, Informimi, Dygjuhësia dhe Simboli Kombëtarë.

Po tentojnë të merren herë me zhvillim ekonomik herë me shëndetësi e tash edhe me integrimin e shqiptarëve në insiticione shtetërore.

KNSH nuk mun t’i përfaqësoje shqiptarët në përgjithësi sepse udhëheqësia e sajë janë persona politik dhe brenda koalicionit udhëheqës ka moskoordinim për këto çështje e mos të flasim për partitë tjera që në KNSH janë pjesë e Opozitës.

Niveli i përfaqësimit në takime me qeverinë dhe me ndërkombëtarët është qesharak dhe joserioz” është shprehur Pajaziti.

Përsa i përket teksteve shkollore kryetarin e KKSH Ragmi Mustafa në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 3 prillit në disa raste e ka prezantuar zgjidhjen e problemit të teksteve shkollore dhe suksesin që KKSH e ka arritur në këtë drejtim.

Nga ana tjetër shkollat shqipe në Luginë të Preshevës edhe më tej po përballen me mungesën e teksteve shkollore dhe nxënësit kanë mungesë të theksuar të literaturës në gjuhën shqipe./LajmiAL/