Nga 271 mostra nga rrethi i Pçinjës, 17 kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19, 3 nga Bujanoci

0
400

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 271 mostra nga rrethi i Pçinjës, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Nga ky numër, edhe më tej Vranja kryeson me 12 raste të reja, më pas radhitet Bujanoc më 3 dhe nga 1 kanë Vladiçin Hani dhe Bosilegrad.

Ndërsa në komunat tjera të rrethit të Pçinjës nuk ka patur raste të reja me virusin korona./LajmiAL/