Mustafi: Arbrin nuk e shqetësojnë shqiptarët, e frikëson tmerrësisht bashkimi i tyre.

0
444

Në një deklaratë për LajmiAL lidhur me takimet e fundit në Bujanoc, mes subjekreve politike shqiptare në opozitë dhe Kryetarit të komunës së Bujanocit Arbër Pajazitit, Kryetari i degës së PVD-së për Bujanoc Ragmi Mustafi, njëherit këshilltarë politik i Zëvendëskryeministrit të parë të R. Kosovë në detyrë Besnik Bislimit, ka thënë se Kryetarin e Bujanocit nuk e shqetësojnë shqiptarët, e frikëson tmerrësisht bashkimi i tyre.

“E lexova shkrimin e të ashtuquajturit kryetar të komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitit, për gjunah.

Jo për përmbajtjen — sepse ajo ishte si gjithmonë: fyerje, trillime dhe inate të një njeriu që e ndjen vetën të vogël përballë së vërtetës. Por për gjendjen e tij — sepse s’ka as guxim, as karakter, as plan. Vetëm frikë dhe shërbim ndaj atyre që ka zgjedhur për padron. 

Bashkëpunëtorët më të afër të Arbërit, thon se nuk e ka as fytyrën e as forcën për t’i thënë “jo”  — SNS-it. Prandaj atë që e quan “grackë” e ka shpike vetë, vetëm për t’i qetësuar partnerët e në veçanti nga komuniteti serbë që po e mbajnë në pushtet.

Sepse atë nuk e shqetësojnë shqiptarët, e frikëson tmerrësisht bashkimi i tyre. Sepse aty ku ka bashkim, nuk ka vend për servilë pa qëndrim. Arbëri nuk është udhëheqës, as lider, as politikan. Është një frikacak që e sheh postin si strehë dhe jo si përgjegjësi. Je aty për ta mbushur karrigen, jo për ta mbrojtur interesin qytetarëve, e posaçërisht jo shqiptarëve.

Për ta bërë kryetar së vërteti e ftum në fillim nuk erdhi, e ftojë OVL UÇPMB-ë prapë iku. Po mshefet pas zagarëve që e lidhën për Surdulicën” ka thënë Mustafi për LajmiAL.