Shqiptarët e komunës së Medvegjës vazhdojnë të jenë të diskriminuar karshi institucioneve lokale aq më shumë atyre qëndrore.
Protesta e fundit në komunën e Medvegjës ka zgjuar paksa nga gjumi institucionet lokale, pavarësisht pjesëmarrjes, zëri i protestës si duket është përcjellur deri në destinacionin e caktuar.
Megjithatë ata pak këshilltarë shqiptarë, 3 prej tyre në KK të Medvegjës nga Partia Demokratike janë të palodhur në kërkesat e tyre që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të shqiptarëve në këtë komunë.

Bajram Mustafa këshilltarë në KK të Medvegjës protestën e ka vlerësuar si një hap pozitiv, edhe pse, sipas Mustafës masiviteti është dashur të jetë shumë më i madh.
“Po mund të themi se për fillim mirë ka qenë, ka patur nevoj të ishte protesta edhe më masive, por mirë ka qenë edhe kjo, ne si keshilltar në KK këto kërkesa i kemi parashtruar shumë herë, por kemi has në vesh të shurdhët” i ka thënë Mustafa LajmiAL.
Edhe protesta në Medvegjë nuk ka kaluar pa reagime ng apala serbe, kësaj radhe edhe nga policët lokal të cilët mllefin e tyre e kanë shpalos në rrjetet sociale, sikurse policja lokale e cila i ka përgëzuar kolegët e sajë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve të komunës së Medvegjës./LajmiAL/












