Musliu lë Administratën Komunale i kthehet KKSH-së

0
392

I pari i LPD-së Shqiprim Musliu ditë më parë ka vendosur që të largohet nga vendi i punës në Administratën Komunale të Bujanocit për t’iu rikthyer vendit të punës në Këshillin Kombëtarë Shqiptarë, me këtë ai do ta shfrytëzojë të drejtën që të ketë dy të ardhura mujore, pagën në KKSH dhe paushallin e këshilltarit në KK të Bujanocit që kap shumën rreth 25.000 dinarë.

Pas formimit të koalicionit qeverisës në KK të Bujanocit dhe kalimin në opozit të LPD-së krahas PD-së dhe PVD-së, Shqiprim Musliu si zëvendës Kryetarë i komunës dhe Nagip Arifi si Kryetarë i komunës ligjërisht e kanë patur të drejtën që të krijojnë mardhënie të punës të përhershme në Administratën Komunale, edhe pse ky i fundit nuk e ka shfrytëzuar këtë të drejtë.

Kryeshefi i Administratës me kërkesë të Musliut e ka radhitur atë në vendin e punës më kohë të pacaktuar, por pozita si këshilltarë në Asamblenë Komunale nuk ia ka lejuar Musliut që ti gëzojë të arhdurat mujore si i punësuar, përveç paushalllit si këshilltarë i KK.            

Me kalimin në KKSH-së lideri i LPD-së Shqiprim Musliu e ka të drejtën ligjore që ti shfrytëzojë të ardhurat mujore nga KKSH por edhe paushallin e këshilltarit në shumë rreth 25.000 dinarë.

Vlenë të theksohet se kohë më parë, në një deklaratë për LajmiAL, Musliu nuk e kishte mohuar faktin, se nuk ka patur bisedime për bashkangjitje në koalicionin aktual qeverisës në komunën e Bujanocit dhe pas lajmit të publikuar në portalin LajmiAL këtë temë sikur e “përbiu dheu” edhe pse kundërshtimet në rrjetet sociale të bashkëpartiakëve të Musliut nuk kishin munguar.

Për mos ti mbetur borxh ish-kryetarit të KK Enver Ramadanit, sa për informacion Ramdani iu është kthyer zanatit të vjetër në arsim, në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, por vlenë të theksohet se sikurse, Musliu dhe Arifi edhe Ramadani janë këshilltarë në KK të Bujanocit dhe gëzojnë paushallin rreth 25.000 dinarë në muaj./LajmiAL/