Mr.Sedat Beqiri shembull i ruajtjes së vyrtyteve fetare, kulturore dhe kombëtare në Luginë të Preshevës

0
711

Nga: Elejsa ASANI

Teologu Mr.Sedat Beqiri njëherit imam në xhaminë e fshatit Samolicë, ka prezantuar Luginën e Preshevës në garat Botërore MAIDE–I–KUR’AN. Teologu Beqiri arriti që Luginën ta sensibilizoj në mesin e 48 shteteve.

Ai i sfidoi teologët nga Turqia, Bulgaria, Rumanija, Greqia, Bosnja e Hercegovina, Italia, Franca, Gjermania, Austria, Afganistani e shumë shtete të tjera.

Por imami Mr.Sedat Beqiri në këtë nivel garash suksesin e parë e kishte arritur në vitin 2016 ku arriti që të kualifikohet në mesin e 8 shteteve më të mira, duke dëshmuar aftësitë e tij ndaj konkurrentëve botërorë të garës MAIDE – I – KUR’AN, ku kërkohet leximi i Kuranit rrjedhshëm , ngjyra e zërit, interpretimi dhe tiparet tjera që kërkon juria profesionale. Por përkushtimi dhe motivimi ishin virtytet e palëkundura të teologut Beqiri i cili në garat e mbajtura këtë vit në Stamboll të Turqisë, në finalen e madhe të 8 shteteve më të mira Sedat Beiqir nga Samolica arriti që zë vendin e VI-të. Mr. Sedat Beqiri nga fshati Samolic është imam në këtë fshat që nga viti 2007.

Edhe një libër i ri “Imamllëku i Luginës së Preshevës” i autorit Mr. Sedat Beqiri që së shpejti lexuesit do ta kenë në duar, një libër i cili në vete përmban tema nga më të rëndësishmet për jetën fetare, nëpër periudha të ndryshme kohore, misionin e imamëve, rolin dhe rëndësinë e tyre në edukimin fetar e kulturor në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Adhuruesit e fjalës së shkruar artistike përmes këtij libri do të mësojnë se sa ka ndikuar imamllëku në edukimin fetar në Luginë të Preshevës, në mbrojtjen e bërthamës fetare dhe kombëtare, duke filluar nga misioni në xhami e deri te mësimi i lëndës fetare nëpër shkolla me mësim në gjuhën shqipe, sukseset dhe sfidat që i shoqërojnë këto procese edukativo-arsimore.

Autori i librit, Mr.Sedat Beqiri, është mësimdhënës i lëndës fetare në Shkollën Fillore të Samolicës dhe imam i njërës nga tri xhamitë e fshatit, si dhe kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc. Ai, krahas imamllëkut dhe punës edukativo arsimore, merret me botimin e librave, shkrimin e ilahive dhe monologut, siҫ është ky i fundit kushtuar liderit të Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliut, ish kryetarit të Këshillit Kombëtar, ish kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, me rastin e 5 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, që këto ditë, përmes Flakës së Janarit, po nderohet figura e tij politike dhe kombëtare, në mënyrë institucionale e tradicionale.

Ky është libri i tretë i Mr. Sedat Beqirit, pas atij të parit të botuar në vitin 2019 me titull: “Roli dhe rëndësia e objekteve fetare në Luginë të Preshevës” dhe librit të dytë, në vitin 2021, me titull: “Edukimi fetar në Luginë të Preshevës’’.

LajmiAL: Nga ka nisur inspirimi për këndimin e ilahive e këngëve?

Beqiri: Në fillim kam pasur përkrahje nga këngetari Avdi Avdiu dhe në vitin 2009, kam publikuar ilahinë ‘’NDIHMO FUKARANË’’.

Vazhdoi në vitin 2010 me ilahinë “O njeri duke menduar” ku ky album i është shitur produksionit nga Gjilani “Arboni”.

Lansimet e reja të Mr.Sedat Beqirit priten shumë mirë ҫdo herë dhe ai shpreson që gjithmonë të ketë lansime të ndryshme me tematika të ndryshme e jo vetëm duke kënduar zhanre fetare.

Puna,tekstet e Sedatit i cili i përgadit vetë ai priten shumë nga njerzit sepse nuk janë të kopjuara prej askujt,janë vetëm puna e talenti i tij.

Sedati poashtu ka një studio ku ka të gjitha gjërat që i posedojnë studiot personale. Ai i ka  instrumentalet e nevojshme të një studio.

LajmiAL: Sa është e vështire për të nga ana financiare?

“Nuk është shumë e vështirë për të për nga ana financiare për shkak se ka mjaftueshëm njerëz të interesuar të cilët dëshirojnë të financojnë këngë e ilahi dhe vazhdimisht ka kërkesa nga njerëzit për diҫka të re nga unë”.

Më poshtë janë ilahitë-kengët dhe një monolog,të publikuara nga Mr.Sedat Beqiri nga viti 2012:

1.A nuk më kuptoni

2.Falje po kërkoj

3.Duro zemra ime

4.Takimi me allahun

5.Muaji i ramazanit

6.Nëse don fitore

7.Qfarë kohe

8.Ndihmo fukaranë

9.Oj lugina jem

10.Sofra e bajramit

11.Ridvan Qazimi ‘’Komandant Lleshi’’

12.Më mësoj islami

13.Lugina

14.Shqiptarët në gurbet

15.Erina Arifi-shkolla ime (vajza nga presheva)

16.Mc Neca-lugina e shkretë (djali nga bilaҫi)

17.Monolog ‘’Jonuz Musliu’’

18.Kënga ‘’Jonuz Musliu’’