Mbi 42 kilogramë heroinë në një rezervuar të ndarë!

0
601

Nga analiza e detajuar të mostrave të ngarkesës me lëndë pluhuri të zbuluar në vendkalimin e Preshevës më 6 mars 2024, është konstatuar se bëhet fjalë për heroinë dhe jo për drogë sintetike siç dyshohej fillimisht.

Kujtojmë se në fillim të muajit mars në Preshevë, doganierët zbuluan tentim për të kontrabanduar më shumë se 42 kilogramë drogë në rezervuarin e ndarë të një kamioni.

Rasti u zbulua kur një kamion me targa të huaja, i nisur nga Greqia për në Belgjikë, u veçua për kontroll në skanerin celular të doganës në hyrje të vendit.

Një ekzaminim i detajuar konfirmoi dyshimet që tregonin pamjet e skanerit, pasi pjesa e brendshme e rezervuarit ishte e ndarë në mënyrë që vetëm një e katërta merrte karburant, ndërsa pjesa më e madhe e rezervuarit përdorej për fshehjen e lëndëve narkotike.

Janë zbuluar gjithsej 63 pako me lëndë pluhuri me peshë 42.337 gram, të cilat gjatë testimit manual kanë reaguar ndaj drogës sintetike MDMA dhe amfetaminës.

Ngarkesa e konfiskuar më pas i është dorëzuar policisë për juridiksion të mëtejshëm dhe mostrat e lëndës pluhur janë dërguar për analiza të hollësishme në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Kriminale të Ministrisë së Brendshme për analizë të detajuar e cila ka vërtetuar se në fakt bëhet fjalë për lëndën narkotike. heroinë.