HUMBI BETEJNË PAS SHTATË DEKADA Paul Alexander, kaloi më shumë se 70 vjet në kuti çeliku

0
637

Paul Alexander, i njohur si “burri me mushkëri çeliku” vdiq më 11 mars 2024 në moshën 78-vjeçare.

Paul Alexander (78) nga Teksasi u sëmur nga poliomieliti në moshën 6-vjeçare ndërsa luante me bashkëmoshatarët e tij. Sëmundja e paralizoi atë nga qafa e poshtë, duke e bërë të paaftë të merrte frymë vetë, kështu që pjesën më të madhe të jetës e kaloi në një “kuti” metalike që e bën atë për të. Pavarësisht kësaj, ai arriti shumë dhe u bë frymëzim për të gjithë. Ai ndërroi jetë më 11 mars 2024, sipas faqes së tij të donacioneve.

Gjithë jetën e kaloi në dhomë

Një makinë e quajtur “mushkërit e hekurta ” që ekziston që nga fillimi i viteve 1900 ishte e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetën e Paulit, atëkohë një djali, dhe atij iu desh të mësohej shpejt me rrethanat e pazakonta. Që atëherë, ai mund të shikonte vetëm pasqyrën sipër kokës së tij.

“Nuk ka rëndësi nëse mund të lëvizësh apo jo. Nuk ka rëndësi nëse mund të marrësh frymë apo jo. Dhe kjo është ajo që bëj. Unë thjesht jetoj jetën” tha ai në një nga intervistat.