“Zvezde i heroji šiptarskih medija”. (“Yjet dhe heronjtë e medias shqiptare”.)
Kështu, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, në seancën e 4 marsit ka veçuar vazhdimisht deputetët e opozitës nga foltorja e Kuvendit.
“Deklaratat e saj janë pasqyrim i një kulture politike të institucionalizuar. Ata në këtë mënyrë po propagandojnë urrejtje etnike që kërcënon drejtpërdrejt sigurinë e shqiptarëve në Serbi,” tha për Radion Evropa e Lirë (REL), ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.
Zyra e Kryetarit të Kuvendit dhe Partisë Progresive Serbe në pushtet nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me ofendimet.
Kjo nuk është hera e parë që Ana Bërnabiq ofendon popullin shqiptar dhe nuk është e vetmja zyrtare serbe që i quan emra nënçmues.
Fyerjet nga pozitat më të larta të pushtetit vazhduan pavarësisht vendimit të gjykatës në Serbi që e cilësoi termin “Shiptari” politikisht jokorrekt dhe fyes, si dhe mendimit të mëparshëm të Komisionerit për Mbrojtjen e Barazisë se përdorimi i tij është në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Diskriminimit. REL.












