Këshilltari nga komuniteti rom në legjislaturën aktuale të Kuvendin Komunal të Bujanocit Adem Salihi, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 3 prill do të jetë kandidat për deputet nga radhët e Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit, PDP-së.
Kjo është një ditë historike, jo vetëm për romët e Bujanocit, por edhe për tërë rrethin e Pçinjës ku jetojnë, ka thënë Salihi dhe ka shtuar se, përveç përkrahësve të tij politikë, do të jetë edhe përfaqësues i të gjithë qytetarëve të Bujanocit.








