Në mesin e të rinjëve në rajonin e Preshevës dhe Bujanocit mbizotron paknaqësia në jetën e tyre e cila prodhon edhe dëshirën, brenda kësaj popullsie, që të largohen nga vendi ku jetojnë dhe të ikin nga shteti i Serbisë. Dëshira që dominon tek të rinjët të cilët kanë marr pjesë në hulumtim është dëshira që jetën e
tyre ta vazhdojnë në njërin nga shtetet e Bashkimit evropian.
Dëshira për të jetuar në njërin nga shtetet e Bashkimit evropian është posaçërisht e theksuar në mesin e shqiptarëve të rinjë, por nuk duhet të përjashtohet edhe si dëshirë e dy bashkësive tjera etnike në jug të Serbisë – serbe dhe rome.
Ndjenjën e pakënaqësisë me jetërat e tyre tek të anketuarit, deri diku, e kompenson besimi dhe shpresa se në të ardhmen mund të bëhet mirë, si dhe optimizmi i treguar qartë i cili në përgjithësi karakterizon popullsinë e re, jo vetëm në këtë pjesë të vendit, por në të gjithë Serbinë. Gjetjet e këtij hulumtimi tregojnë se raportet ndërnjerzore në këto dy komuna janë kryesisht të mira, ndërsa incidente ndërnacionale pothuajse nuk ka fare, prandaj edhe ndjenja e sigurisë është në masë të konsiderueshme prezente tek të anketuarit tonë.
Megjithatë, nuk duhet assesi ta anashkalojmë faktin që përgjat hulumtimit, 40% të të anketuarve kanë shprehur paknaqësitë e tyre me gjendjen e të drejtave të njeriut në nivel lokal. Ky mund të jetë edhe njëri prej motiveve që çon drejtë paknaqësisë së qytetarëve me kualitetin e jetës së tyre, që qytetarët ndihen të diskriminuar dhe që të rinjët dëshirojnë të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në ndonjë vend tjetër.
Duhet patjetër të theksohet se incidentet ndëretnike më së shumti i vërejn romët e rinjë, që mund të jetë e rëndësisë së veçant me rastin e komunikimit me këtë bashkësi etnike.
Hulumtimin e kompletuar e gjeni në dokume ntin e mëposhtëm












