Nuk është vetëm Serbia ajo që abuzon me çështjen e minoritetit serb në Kosove; një pjesë e elitës politike shqiptare janë duke vepruar ngjajshëm kur është në pyetje minoriteti shqiptar në Serbi.
Nga Presheva deri në Prevezë, nuk ka asnjë institucion të vetëm i cili i monitoron ose raporton për çështjen e drejtave të shqiptarëve në Serbi.
Këtë nuk e keni krijuar edhe kur Parlamenti Evropian ka diskutuar dhe miratuar raporte ku e denon shpopullimin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc.
Ju flisni zotëri për bashkim kombëtar me Luginën në televizione të Kosovës, me falni por 99,99 të rasteve jeni burra, por nuk e adresoni pyetjen bazike: si është e mundur të kemi shpopullim të shqiptarëve në Luginë dhe njëkohësisht të flasim për „bashkim“ kombëtar me Luginën?
Gazetarët duhet të ngrihen në nivel të detyrës. Patriotizmin shqiptar duhet marrë me rezerva. Beteja për pajisje me dokumente identifikimi vazhdon për shqiptarët në Luginë! Shkruan: Flora Ferati Sachsenmaier.












