Covid-19: 4 raste nga Bujanoci 1 nga Presheva

0
219

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 236 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 33 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 12 janë nga Vranja, 7 nga Surdulica, nga 4 raste kanë Vlladiqin Hani dhe Bujanoci, 3 nga Boseligradi, 2 nga Tërgovishta dhe 1 rast të ri me virusin korona ka Presheva.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së premte./LajmiAL/