Bujanoci i vetmi qytet në Serbi në hartën ndërkombëtare të paqes

0
462

Shtylla e Paqes vendoset edhe në Bujanoc, falë bashkëpunimit të RC Prishtina International dhe RC Koen Sunrise USA

Në sheshin e qytetit të Bujanocit sot është përuruar një monument i veçantë — Shtylla e Paqes, e cila mbart mesazhin universalisht të rëndësishëm “Paqja le të mbretërojë në botë” në katër gjuhë të ndryshme. Ky projekt është realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë midis Rotary Club Prishtina International dhe Rotary Club Koen Sunrise nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë zyrtare mori pjesë edhe Vernon Lowreynë analist ushtarak në Amerikë si përfaqësues RC Koen Sunrise USA me Presidenten e RC Prishtina International Gladiola Kapaj, të cilët shpalosën shtyllën simbolike dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për ruajtjen e paqes si një mision i përbashkët i të gjithë njerëzimit.

Shtylla e Paqes në Bujanoc me nismën e ish – kryetarit të KKSH Ragmi Mustafi është pjesë e një iniciative globale të Rotary International, e cila ka rezultuar në vendosjen e mbi 250,000 shtyllave të ngjashme në të gjithë botën. Ato shërbejnë si një kujtesë e përhershme për rëndësinë e paqes dhe tolerancës ndërkulturore.

Ky akt simbolik në Bujanoc ka vendosur qytetin në hartën botërore të paqes dhe është inaguruar pas atij në Prishtinë dhe është i vetmi në Serbi.

Më shumë rreth projektit ndërkombëtar të Shtyllave të Paqes mund të lexoni këtu: rotarypeacepoles.world