Ditë më parë Ministria e Informimit dhe Telekomunikacionit e Sërbisë ka refuzuar në tërësi projektet e mediave shqiptare nga Luginina, duke mos ndarë as edhe një dinarë për informimin në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës.
Kjo gjë pati ngjallur edhe reagime në rrjetet sociale. LajmiAL në pamundësi që të kontaktojë drejpërdrejt në Ministrinë e MIT, ka kontaktuar Ministrin e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogun Social Demo Berisha i cili ka thënë se, personalisht është angazhuar që këto projekte të kthehen në ryshqirtim dhe të merret pëlqimi edhe nga KKSH.
“Unë kam kontaktuar personalisht me Ministrin MIT dhe kamë kërkuar që projektet e pakicave sidomos që kanë të bëjnë me informimin në gjuhën shqipe të kthehen në ryshqirtim sepse kanë nëvojë për më shumë kohë edhe përshkak gjuhës. Gjithashtu i kamë propozuar edhe Ministrit të MIT që të kërkojë nga KKSH pëlqim për projektet që kanë aplikua, për arsyeje se ata janë më mir të informuar me mediat në Luginë” ka thënë Ministri Berisha për LajmiAL. Berisha gjithashtu është shprehur se do të angazhohet për transaparencë të plotë përsa i përket projekteve të pakicave sidomos atyre në gjuhën shqipe që në këtë aspekt most ë ketë diskriminim.

LajmiAL lidhur me këtë e ka kontaktuar dhe Kryetarin e KKSH-së Enkel Rexhepin, nëse Ministria e Informimit dhe Telekomunikacionit ka kërkuar pëlqimin lidhur me projektet. “Zyrtarisht nuk më kanë dërgu asgjë” ka qenë përgjigjë e Rexhepit për LajmiAL.
Nga ana tjetër mediat e pakicave, veçanarisht ato në gjuhën shqipe kanë marrë një e-mail të dytë nga MIT, pas ati të refuzimit të projektit, se projekti është kthyer në ryshqirtim. Nëse MIT do të kërkojë nga KKSH pëlqim apo jo kjo mbetet të shihet ditëve në vijim.












