AMSS: NË HORGOSH PRITET 4 ORË, NË PRESHEVË 2 ORË

0
317

Sot në mëngjes, në vendkalimet kufitare, automjetet e udhëtarëve presin të dalin nga vendi për katër orë në Horgosh dhe dy orë në Preshevë, njoftoi Shoqata Automoto e Serbisë (AMSS), percjell Presheva.AL. Në Gradinë, në terminalet e mallrave, kamionët presin një orë e gjysmë për të dalë nga vendi, ndërsa automjetet e pasagjerëve presin 50 minuta në dalje dhe gjysmë ore në hyrje, si në Gostun. Drejtuesit e mjeteve në rrugët e Serbisë sot presin kushte të pafavorshme të trafikut, me reshje sporadike dhe rrebeshe të dendura, ndaj pritet vozitje e ngadaltë në pjesët ku punimet janë duke u zhvilluar