Zgjedhjet parlamentare në Serbi i nxorrën në pah të gjitha kalkulimet e subjekteve politike shqiptarë, duke u nisur nga uniteti i shfrenuar, lobimi i akomoduar, deri te heshtja e trazuar e dy qeverive Kosovës dhe Shqipërisë.
Megjithatë edhe kësaj here u pa se “UNIFIKIMI” është vetëm një thënie e fjalorit të gjuhës asgjë më shumë, ndërsa interest janë parimorë e mbi të gjitha diçka që i përshtatet politikës.
Pa ju lodhur më shumë me pallavra, kalojm tek retorika e subjekteve politike shqiptarë, kush është karremi? kush fajtori? e kush përfituesi?
Në fakt PDSH e Ragmi Mustafës do të jetë humbësi më i madhë në këtë lojë! të tjetër do të përfitojnë, kush më shumë e kush më pak.
Sa i përket listave, asgjë nuk ka ndryshuar nga 2020-ta, radhitja e këshilltarëve sipas gjitha gjasave do të jetë e njeta, 2-3 këshilltarë, vetëm se kësaj radhe parimi lokal është arsyeja e formimit të dy listave garuese.
PVD thuhet se nuk i qëndroi besnik marrëveshjes së Tiranës, nga ana tjetër gjatë kësaj periudhe edhe dy qeverive Kosovës dhe Shqipërisë nuk iu ndëgjua zëri, sidomos Tiranës zyrtare përsa i përket kësaj marrëveshje.
APN ndonëse kishte të drejt duke u thirrur po në këtë marrëveshje, por asgjë nuk i kushtonte të radhitjes edhe e dyta ndonëse postin e deputetit nr.2 e kishte të siguruar si do që të ishte, megjithatë zgjodhi të përfitojë në dy mënyra.
Arritja e koalicionit me LR në Preshevë padyshim që do ti sjellë të mira APN-së, sepse këto marrëveshe nuk bëhen shkel e shko dhe pa ndonjë kleçkë mbrapa.
LR si partner i koalicionit qeverisës në komunën e Preshevës e cila mbanë edhe postin e kryesuesit të KK me shumë komoditet mund ta braktisë atë, pa rrezikuar më shumë, duke u thirrur në dy kalkulime mos respektimi i marrëveshjes së Tiranës dhe koalicioni me APN për zgjedhjet parlamentare, kështu pa asnjë problem do formohet një koalicion i ri qeverisës dhe komod në komunën e Preshevës.
Sigurisht se kjo për PVD-në nuk do të ishte shumë problem, bazuar në marrëveshjen me PDSH-në për qëverisje 2+2, por një koalicion i ri këtë të fundit do ta demoralizonte plotësisht duke e lënë në opozitë pa shijuar mandatin 2 vjeçarë të kryetarllëkut dhe në gjendje të vështirë përballë elektoratit të sajë, sidomos atyre të pakënaqurve për një koalicion të tillë.
Nga ana tjetër APN në komunën e Preshevës me kalkulimet e bëra do të jetë përfituese e dyfisht, postin e deputetit dhe kryetarit të komunës, ndërsa partneri i sajë LR me komoditet do të drejtojë postin e të parit të KK, ndonëse këto kalkulime dhe mos arritja e një UNITETI është për të mirën e APN-së, por që dikush ia përgatiti falimentimin PDSH-së.
Situate pak më ndryshe do të dominojë në komunën e Bujanocit, partite politike PD, PVD dhe LPD sipas gjitha gjasave e kanë arritur marrëveshjen për zgjedhjet parlamentaret në bazë të koalicionit qeverisës lokal dhe kjo pa diskutim i jep stabilitet dhe siguri koalicionit në komunën e Bujanocit.
Partia Demokratike si subjekti nr.1 në komunën e Bujanocit e cila iu është përgjigjur thirrjeve të PVD-së dhe APN-së për takime konsultative, nuk është parë të ketë penguar procesin të njërës apo partisë tjetër, thjesht sikur se edhe LPD kanë vepruar me logjikën e koalicionit mbarshqiptarë në qeverisjen lokale në komunën e Bujanocit, marrëveshje kjo e cila është arritur me ndërmjetësimin e Tiranës zyrtare, por që APN e Bujanocit nënshkrues i marrëveshjes për qeverisje lokale në Bujanoc e braktisi atë!./LajmiAL/Autorial/












