Nuk ka vazhdim të pushimit për nxënësit, mësimi fillon të hënën

0
302

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Branko Ruzhiq, ka deklaruar se pushimi i nxënësve nuk do të zgjatet për shkak të situatës së rënduar epidemiologjike dhe shtoi se vendimi përfundimtar se si do ta vijojnë mësimin nxënësit javën e ardhshme do të bëhet i ditur të enjten.

“Nuk ka asnjë zgjatje të pushimit, as nuk ka qenë në dukje, as nuk kemi menduar për këtë problem në atë mënyrë” tha Ministri Ruziq.

Ministri theksoi se shkollat ​​nuk janë dhe nuk do të jenë vende ku ndodh përhapja e koronavirusit, para së gjithash falë stafit mësimor dhe jashtëshkollor, fëmijëve të disiplinuar dhe prindërve me mirëkuptim.

Sipas gjitha gjasave nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do të vijojnë mësimin e rregullt, ndërsa për klasët tjera vendimi do të miret të enjtën./LajmiAL/