Ruzhdi (Azizi) Iseni (1935-2013) – Rrobaqepës

0
432

Ruzhdi (Azi) Iseni lindi më 15. 10. 1935 në Tërrnoc.

Ishte i Azizit dhe Faziles të Hisendrizëve, që, pos Ruzhdiut kishin edhe tri vajza: Rabijen, Xhevrijen dhe Mevluden të martuara në Tërrnoc.
Shkollën katër vjeçare e kreu në shkollën e fshatit dhe pastaj, gjatë viteve të 50-ta të shekullit njëzetë filloi të vijonte zanatin e rrobaqepësit në Bujanoc.
Pasi kryen zanatin, fillimisht nis të ushtronte profesionin e rrobaqepësit në Tërrnoc, në shtëpinë e tij. Dyqanin e mbajti të hapur deri në vitin 1973.
Pasi la përkohësisht zanatin, në vitin 1974 hap librarinë në Tërnoc, në të cilën punoi deri në vitin 1979.
Në vitin 1980 hapi shitoren e parë private në komunën e Bujanocit (pilare), të cilën e mban hapur deri në vitin 1985.
Pas këtij viti sërish nisi ushtrimin e zanatit, profesion që e ushtroi deri në vitin 2000 kur edhe del në pension.
Vlen të theksohet që aga Ruzhdi ishte njeri pedant, fjalëmbël dhe dashamirë i arsimit.
Trembëdhjetë vjet pasi u pensionua, përkatësisht më 4 janar 2013 ndërroi jetë.
Pas vete la shtatë fëmijë. Djemtë: Qemalin, që me familje dhe me vllaun Arsimin jetojnë në Prishtinë, ndërsa Alberti jeton në Gjermani (Mynih). dhe Vajzat: Semehaten, Shukrijen e Makfiren të martuara në Bujanoc dhe Sebehaten e martuar në Tërrnoc në mëhallën e Strukarëve.

Në foto aga Ruzhdi i Hisendrizëve

Autor i tekstit Nehat Salihu