Reperi i njohur gjerman, Zuna, ka nisur një aksion humanitar për të ndihmuar familjet në nevojë në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Ai po e merr këtë iniciativë në kohën kur e gjithë bota po përballet me krizën e krijuar nga pandemia COVID-19.
Zuna njoftoi se 600 familje në nevojë në Kosovë do të ndihmohen me gjëra ushqimore dhe 25 ton miell.
Kujtojmë se Zuna ka raporte shumë të mira si dhe ka bashkëpunuar me disa artistë shqiptarë, përfshirë Loredana Zefin dhe Azetin.
Këtë nismë ai e mori për nderë të menaxherit të tij të ndjerë Sefa Kaya, i cili ndërroi jetë në një aksident tragjik në Prishtinë, vitin e kaluar.









