
Qeveria austriake në bisedime me provincat, ka marrë vendim që nga e hëna më 22 nëntor të gjithë qytetarët dhe jo vetë të pavaksinuarit të të jenë të kyçur për shkak të situatës së vështirë epidemiologjike me virusin korona.
Vendimi për mbylljen dhjetëditore, sipas mediave, do të shpallet sot nga kancelari austriak Alexander Schalenberg.
Sipas planit, lockdaun mund të zgjatet edhe për maksimum 10 ditë të tjera. Pas 20 ditësh mbyllje, të pavaksinuarit do të jenë ende në izolim.
Shkollat nuk do të punojnë, do të kenë vetëm shërbimin e kujdesit për fëmijët, prindërit e të cilëve nuk mund të kujdesen për ta për shkak të punës.
Në fjalimin e tij drejtuar kombit, Salenberg do t’u kërkojë qytetarëve të vaksinuar për solidaritet.
Në Austri po zhvillohen diskutime për futjen e vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit.
Nga janari i vitit të ardhshëm, sipas “Kronen Zeitung”, mund të hyjë në fuqi një ligj me dënime të larta për ata që nuk duan të vaksinohen.
Kjo do ta bënte Austrinë vendin e parë në BE që vendos një detyrim të përgjithshëm për të vaksinuar kundër koronavirusit./LajmiAL/







